MPB: Gjatë ditës së djeshme janë dhënë 2.243 vërtetime për refugjatët e rinj

Në periudhën prej orës 08:00 të 19.09.2015 deri në orën 08:00 të 20.09.2015, nga MPB-ja janë dhënë gjithsej 2.243 vërtetime për shtetas të huaj, nga të cilët 1389 janë të gjinisë mashkullore, 320 të gjinisë femërore, 456 për fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 78 vërtetime janë dhënë për fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindërit. Vërtetimet u janë dhënë për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas nënshtetësisë, vërtetime u janë dhënë më së shumti shtetasve të Sirisë 1772, të Irakut 211, Afganistanit 191, Palestinës 19, Iranit 17, ndërkaq numri i vërtetimeve për shtetasit e tjerë është më i vogël.

Deri më datën 20.09.2015 (për tre muaj), gjithsej vërtetime u janë dhënë 87.307 shtetasve të huaj, nga të cilët 58.124 janë të gjinisë mashkullore, 11.899 të gjinisë femërore, 14.623 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 2661 për fëmijët që udhëtojnë pa prindër.

Sipas shtetësisë personave që u është dhënë vërtetim më së shumti janë nga Siria 69.315, Afganistani 6.778, Iraku 4.456, Pakistani 2.528, Palestina 938, Somalia 625, Bangladeshi 583, Kongo 357, Iran 365,Nigeria 221,Kameruni 165, Eritrea 163, Etiopia 125, Sudani 109, ndërkaq numri i vërtetimeve për shtetasit e tjerë është më i vogël, thuhet në deklaratën e MPB-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button