DW: Fushata më e rëndësishme se marrëveshja

Agresiviteti i marketingut politik në teren i lenë në plan të dytë reformat për të kaluar krizën politike në vend. Dominimi i populizmit shkakton shqetësim, thonë ekspertët për DW në gjuhën maqedone, transmeton Portalb.

Ekspertët edhe nuk janë aq të befasuar nga veprimet e pushtetit, e cila vite më radhë ka praktikuar politika të këtilla.

“Opozita dhe pozita janë para një atmosfere parazgjedhore, andaj lajmërimi për zgjedhje i vendon partitë në atë modus.  Megjithatë, faktori ndërkombëtarë që është pronare e marrëveshjes politike- e pranoi apo jo- do të tentojë që theksin ta vëjë të reformat, të bëjë shtypje që marrëveshja të implementohet dhe jo vetëm “trik” për qetësimin e partive politike deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë për DË, komunikologu dhe analisti politik Petar Arsovski.

Nga ana tjetër, një pjesë e ekspertëve konsiderojnë se obligimi për të biseduar për daljen nga kriza duhet të jetë fokusi i partive politike, sidomos atyre në pushtet.

“Nuk duhet të ndalen dhe të presin vetëm që të implementohet marrëveshja. Që të dy anët kanë resurse të mjaftueshme për ta bërë atë që po e bëjnë. Nuk duhet parashtruar pyetjen se a kemi fushatë, te ne kjo ndodh ne vazhdimësi, por çështja është intenziteti. Në përgjithësi, gjitha vendet demokratike  janë në një lloj fushate, por sa është intenziteti dhe cilat resurse njerëzore dhe mjete duhet të angazhohen”, vlerëson analisti Vlladimir Bozhinovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button