Shkup, shiu na e kthen Qarkoren nesër

Për shkak të paralajmërimeve për shi, qarkorja rreth Shkupit nesër përsëri do të jete e hapur për komunikacion, njoftojnë nga Auto Moto Lidhja e Maqedonisë. Qarkorja sipas marrëveshjes, duhet të jetë e zënë deri më 28 shtator.

Nga atje thonë që komunikacioni i rrugëve të shtetit funksionin në rrugë të thata, ndërkaq intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është i kufizuar. Në pikat kufitare të anës së Maqedonisë nuk ka ndalime të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

AMLM, rekomandon për kujdes gjatë vozitjes, lëvizje me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të shenjave të komunikacionit. veçmas duhet të kenë kujdes ata që kalojnë në rrugët Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Ko;an- Dellçevë dhe Vinicë-Berovë, ku ka mundësi më të shpeshtë për rrëshqitje të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button