Familja me 14 fëmijë, rrezikon të mbetet në rrugë (VIDEO)

Gentiana, Enisi, Besimi, Afrimi, Djellza, Burimi, Florenti, Donika, Dafina, Deniza, Eliza, Zeqa, Ajrina dhe Alea  janë të gjithë vëllezër e motra.

Nga gjithsejtë 14 fëmijë sa ka familja Gashi më i madhi nga ta është 21 vjeç dhe kujdeset për më të voglin që ka vetëm 1 vjet e gjysmë.

Por 16 anëtarët e kësaj familje, bashkë me gjyshen, rrezikojnë të mbesin në rrugë, pasi që nuk kanë shtëpi të veten, njofton Klan Kosova.

Që nga paslufta ata janë duke jetuar në një shtëpi të një romi, afër parkut të qytetit në Prishtinë.

Por tani ai kërkoi që familja Gashi të largohen nga shtëpia.

Kronikë nga Blerta Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button