Sakho vazhdon kontratën me Liverpoolin

Liverpool edhe zyrtarisht ka njoftuar se ia ka vazhduar kontratën mbrojtësit francez, Mamadou Sakho, i cili u transferuar para dy edicioneve.

Sakho ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbaj në Anfield Roaud deri në vitin 2020.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë afatgjate, sepse gjithmonë kam thënë, unë jam i lumtur këtu dhe familja ime është e lumtur në Liverpool”, tha Sakho për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Do të vazhdoj të punoj dhe do të jem një ushtarë i Liverpoolit kur ata do të kenë nevojë për mua. Do të jap më të mirën time për skuadrën dhe qytetin”.

Sakho në Liverpooli ishte transferuar për 23 milionë euro nga skuadra franceze PSG.

Lajme të ngjashme

Back to top button