Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të nismës “Tirana pa makina”

Në datat 17-22 shtator, Bashkia e Tiranës ka shpallur nismën “Tirana pa makina” për të ulur qarkullimin e mjeteve dhe ndotjen e qytetit. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me organizatat ambientaliste, po zhvillojnë një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të kësaj nisme, sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në një aktivitet për ndërgjëgjësimin e qytetarëve për përdorimin e bicikleteveö ku pjesë ishin dhe fëmijët.

“Bashkia e Tiranës po bën përpjekjet maksimale që këtë vit nisma ‘Tirana pa makina’ të ketë sa më shumë aktivitete promovuese. Sot kemi një aktivitete posaçërisht për fëmijët, që të kenë për pak minuta qytetin në dispozicion. Në ditën e fundit të nismës do të ketë shumë aktivitete dhe është një mënyrë se si ta kthejme në një traditë” u shpreh në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Tirana pa makina” është motoja me të cilën, bashkia e kryeqytetit shqiptar do të promovojë dhe ndërgjegjësojë qytetarët e saj që të përdorin më pak mjetet që shkaktojnë ndotjen e mjedisit dhe më shumë biçikletat apo transportin urban.

Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që e lajmëroi i pari nismën, duke deklaruar se mes 17-22 shtatorit do të ketë një sërë aktivitetesh që promovojnë mënyrën e jetesës pa makina, për të kulmuar deri në kthimin e qendrës së Tiranës në pedonale për këmbësorët.

Sipas Bashkisë së Tiranës, nisma “Tirana pa makina” do të kulmojë në datën 22 shtator, kur bashkia do të bllokojë totalisht trafikun në qendër të Tiranës, brenda asaj që njihet si Unaza e Vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button