Një person e humbi jetën në fatkeqësinë në rrugën Kumanovë-Pçinjë

Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër u lëndua më rëndë në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur sot para orës 15 në rrugën rajonale Kumanovë ­ Pçinjë. Poicia ende po kryen ekspertizë në vendin e fatkeqësisë, e cila ka ndodhur në afërsi të gurthyesit Krasta.

Automjeti xhip i tipit “Hjundai”, ku kanë qenë tani i ndjeri dhe bashkëudhëtari i tij, i lënduari rëndë, gjendet te arat afër rrugës. Nga sektori për kirurgji pranë Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë konfirmojnë se te ta është sjellur një person me lëndime të rënda, i cili pas ndihmës së treguar, është dërguar në klinikat kirurgjike në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button