Han takoi Thaçin dhe Ahmetin

Menduh Thaçi, kreu i PDSH-së, ka propozuar të mos bëhet regjistrim aktiv i votuesve, por para votimit të lihet shenjë nga gishti. “Kjo do të ndihmojë që t’u iket manipulimeve me vota, këtë e ka përkrahur edhe Han”, ka thënë Thaçi pas takimit të sotshëm me eurokomisarin Han.

Pas tij, në takim me Han ka hyrë edhe Ali Ahmeti. Ahmeti gjithashtu parashtroi qëndrimet e BDIsë në lidhje me reformën zgjedhore dhe tha që BDI angazhohet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për t’ju mundësuar qytetarëve që në mënyrë të qetë dhe demokratike të zgjedhin më të mirët.

“Procesi parapregaditor i zgjedhjeve nuk duhet të jetë në dëm të askujt, e aq më pak shqiptarëve si komuniteti i dytë shumicë në vend. Ne përkrahim krijimin e parakushteve administrative për teren të barabartë për të gjitha partitë që do të garojnë në zgjedhje”, theksoi Ahmeti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button