MJPH: Tetova do të bëhet me sistem të ri të ujësjellësit

­ Dyqind litra shtesë ujë në sekondë do të sigurohen me sistemin e ri të ujësjellësit në Tetovë që duhet të përfundohet deri në fund të vitit. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi sot do ta vizitojë lokalitetin ku do të kryhen aktivitetet ndërtimore nga faza e dytë për ndërtimin e sistemit të ri ujësjellës në Tetovë.

Deri tani janë realizuar 80 për qind nga punët e kryera të projektit. Sistemi përfshin 8,5 kilometra përçues nga vendi i mbledhjes ­ “Leshnicë” deri te vendi i mbledhjes ­ “Lumi i Ftohtë”.

Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 115 milionë denarë të siguruara nga Qeveria e RM­së prej të cilave deri më tani Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka paguar 67 milionë, që është rreth 60 për qind nga vlera e përgjithshme e projektit.

“Afati për realizim të projektit është 14 muaj dhe pritet përfundimi i saj në dhjetor të vitit 2015. Me realizimin e këtij projekti do të sigurohen 200 litra shtesë në sekondë me ç’ka do të zgjidhet ky problem i madh me të cilin ballafaqohet popullsia në Tetovë” njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Back to top button