Maqedonia për emigrantët do të fitojë 24 milion euro nga Brukseli

Johannes Hah, komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, u ka bërë thirrje shteteve të BE-së që të qëndrojnë të qeta dhe të luftojnë së bashku krizën me migrantë. Ai ka komentuar edhe ngritjen e murit të hekurt në Hungari si dhe paralajmërimet e ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë për ngritjen edhe të një muri në Maqedoni për të parandaluar fluksin e emigrantëve.

“Dyert e hekurta dhe muret nuk janë në frymën evropiane. Jam seriozisht i shqetësuar që një lloj muri i hekurt sërish po ndërtohet në disa pjesë të Evropës. Un do të bëj gjithçka që kjo mos të ndodh. Ne duhet ta marrim përgjegjësinë, gjithkush nga ne duhet të jetë I vetëdijshëm çka është kjo që ne po e bëjmë dhe cilat do të jenë pasojat”, ka deklaruar Han.

Eurokomisari gjithashtu ka informuar se KE ka marrë vendim për të ndihmuar financiarisht Maqedoninë për emigrantët me 24 milion euro nëpërmjet programit IPA.

Lajme të ngjashme

Back to top button