Kënga e re e Rita Orës, titullohet “Kosovo”
Këngëtarja shqiptare Rita Ora në një intervistë dhënë për DePaulia ka thënë që është në përgatitje të albumit të saj të ri, ku pjesë e tij do të jetë edhe një këngë kushtuar Kosovës.
Në pyetjen drejtuar Rita Orës se “ Cilat do të jenë dallimet e albumit tuaj të ardhshëm nga ai i kaluari?”
Rita është përgjigjur që: “Unë kam një këngë shumë personale që do të quhet “Kosova”, në të cilën do të flitet për jetën time dhe gjërat që unë nuk kam adresuar në media, e që mund ti adresojë përmes emocioneve të muzikës”. transmeton Indeksonline.
Ndër të tjera Rita Ora ka folur edhe për respektin e madh që e ka ndaj reperit Chriss Brown.