Komuna e Gostivarit do të shfrytëzoje përvojën sllovene për fonde evropiane

Në kuadër të zhvillimit ekonomik lokal, ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe përgatitjen e projekteve për shfrytëzimin e fondeve evropiane si dhe hartimin e politikave zhvillimore, Komuna e Gostivarit nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Institutin ndërkombëtar Arti Future nga Maribori i Sllovenisë.

Memorandumin e nënshkruan kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe drejtori i Institutit “Arti Future, Andrej Kajbiç. Memorandumin e nënshkruajmë për qëllim të mirë për komunën, administratën komunale dhe qytetarët e komunës së Gostivarit, theksoi kryetari Bejta.

“Bashkësia Evropiane ka fondet e veta financiare, ku ne nuk kemi kapacitet të duhur administrativ, jo se nuk dimë, por nuk jemi të trajnuar për ti shfrytëzuar ato fonde. Në të ardhmen administratorët tanë të komunës së Gostivarit, do të shkojnë në trajnime në vende të ndryshme të Bashkësisë Evropiane, që ashtu siç i shfrytëzojnë ata mjetet e BE-së, të njëjtat mjete ti shfrytëzojmë edhe ne në Komunën e Gostivarit, sepse nuk i kemi shfrytëzuar aspak IPA Fondet e BE-së që janë për IPA programe. Memorandumi nuk kushtëzon, por do të na japin këshilla dhe udhëzime se si ne të vijmë deri te fondet e Bashkësisë Evropiane. Falënderoj Sektorin për Zhvillim Ekonomik Lokal, për angazhimin për të bërë një punë të këtillë që shkon në interes të komunës, administratorëve dhe qytetarëve të Gostivarit”, tha kryetari Nevzat Bejta. 

Instituti Arti Future si organizatë joprofitabile me ekspert nga fushat e ndryshme do ti ofroj Komunës së Gostivarit praktikat dhe përvojat e mira nga Sllovenia si anëtare e BE-së, konsulentë në fushën e efikasitetit energjetik, konsulencë në përgatitjen dhe implementimin e projekteve zhvillimore me theks të veçantë në shfrytëzimin e fondeve Evropiane. “Me vjen mirë që qyteti juaj është një qytet me zhvillim dhe ka qëllime të caktuara për në të ardhmen. Mendoj se mund të bashkëpunojmë me qytetin tuaj. Jam i bindur se një pjesë e këtyre projekteve do të jetësohen dhe do të jenë në të mirë të gjithë qytetit”, tha Andrej Kajbiç, drejtor i institutit Slloven, Arti Future. 

Implementimi i detyrimeve të kësaj marrëveshjeje nuk ka implikime financiare për Komunën e Gostivarit 

Lajme të ngjashme

Back to top button