Ahmeti: Pa NATO nuk do të kishte Marrëveshje të Ohrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vizituar sot selinë e NATO ku ka realizuar takime zyrtare me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Aleksander Vershbau  dhe  ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm, Teri Stamatopulos.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe të hapur ku bashkëbiseduesit shkëmbyen opinionet e tyre rreth perspektivave Euro-Atlantike të Maqedonisë. Vershbau theksoi se dera e NATO-së mbetet e hapur për Maqedoninë, por për ta kaluar pragun do të duhet të zgjidhet  çështja e emrit. NATO inkurajon autoritetet në Maqedoni që të bëjnë  përpjekje të shtuara drejt arritjes së kompromisit në mënyrë që të përmbushet zotimi i NATO-s, nga samiti i Bukureshtit në vitin 2008.

Kryetari Ahmeti falënderoi NATO-në për gjithë angazhimin e deritanishëm duke theksuar që pa angazhimin e NATO-së, BE-së dhe SHBA-ve, nuk do të kishte Marrëveshje të Ohrit, por as paqe e stabilitet në Maqedoni e rajon.

Vlerësimi jonë është që palët në kontest janë afër zgjidhjes dhe që në këto momente vendimtare ka nevojë për përfshirjen e palës së tretë, me një rol të theksuar të NATO-së, në lehtësimin e dialogut drejt arritjes së kompromisit.

Pas prezantimit të Kryetarit Ahmeti për rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO-së dhe angazhimin e aleancës në tejkalimin e dallimeve midis palëve në kontest, Vershbau theksoi mundësinë që Këshilli i  NATO-së, i përbërë nga 28 vendet anëtare të Aleancës, ta vizitojë Maqedoninë dhe të thekson nevojën për marrjen e vendimeve nga autoritetet vendore në mënyrë që të kalohet pragu i derës së hapur të NATO-s

NATO-së, me ç’rast inkurajoi zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit. Kryetari Ahmeti inkurajoi dhe mirëpriti një vizitë të tillë që konfirmon faktin që Maqedonia mbetet në sferën e interesit të Aleancës Veriperëndimore.

Ahmeti theksoi se për ne, NATO është ideal dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër për të ardhmen e Maqedonisë, por edhe të rajonit sepse në këtë mënyrë përforcohen marrëdhëniet ndëretnike në vend, Marrëveshja e Ohrit, marrëdhëniet ndër fqinjësore si dhe krijohen kushte  për zhvillim ekonomik.  Vershbau mirëpriti këto përcaktime strategjike të Ahmetit dhe nënvizoi bindjen se Maqedonia e ka vendin  në NATO. 

Lajme të ngjashme

Back to top button