Shtëpia studentore: Qëllimisht është rrënuar tavani i shtëpisë studentore Goce Dellçev

Drejtoria e shtëpisë studentore Goce Dellçev thotë se ka indikacione se qëllimisht është shkaktuar dëm në shtëpinë studentore, kryesisht rrënim të tavanit.

“Lidhur me informacionet e publikuara në media, që kanë të bëjnë me shtëpinë studentore, Shtëpia shtetërore studentore-Shkup informon se menjëherë është intervenuar dhe është kryer sanim i problemit për të cilin ka indikacione se qëllimisht është shkaktuar, kryesisht bëhet fjalë për shkatërrim të qëllimshëm të inventarit”, thonë nga SHS.

Sipas tyre rekonstruimi po zhvillohet me etapa, në disa faza në pajtim me dinamikën e paraparë në planin aksionar.

Lajme të ngjashme

Back to top button