Humb jetën 40 vjeçari nga Gostivari në aksident trafiku

Seadin Alii (40) nga fshati Pagalisht i Gostivarit sot në mëngjes e ka humbur jetën në aksident komunikacioni në rrugën lokale Gostivar – fshati Gradec. 

Nga policia theksojnë se Alii duke drejtuar veturën e tij “Peugeot 306” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një murë të metalit të kopshtit të një shtëpie. 

Nga lëndimet e marra personi në fjalë ka vedkur ne vendin e aksidentit. Polica po kryen e hetime e nevojshme për këtë aksident.  

Lajme të ngjashme

Back to top button