Besimi u takua me ambasadoren kroate Barishiq

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Kroacisë në vendin tonë Danijella Barishiq.

Në takim u diskutuan prioritet kyçe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të përcaktuara  me Dialogun e Aderimit në Nivel të Lartë, siç janë : liria e të shprehurit dhe mediat, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëdhëniet ndëretnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, bashkëpunimi rajonal, rritja e zhvillimit ekonomik dhe punësimi.

Gjithashtu në takim u theksua edhe rëndësia e arritjes  së progresit në dialogun politik si dhe përmbushja e detyrimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e 2 qershorit, aneksi i 19 qershorit dhe protokolli i 15 qershorit.

Ndër të tjerash, Besimi theksoi se Kroacinë e shohim si partner të rëndësishëm bashkë me Gjermaninë dhe Poloninë, për twinning projektin “Përforcim i mëtejmë i  kapaciteteve  koordinative për procesin e integrimit evropian“ i cila është mbi të gjitha ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të SÇE- së por edhe të institucionet tjera të kyçura në procesin e eurointegrimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button