Ulet fluksi i migrantëve

­ Fluksi i migrantëve të cilët në Maqedoni vijnë nga Greqia, dje për dallim nga ditët paraprak ishte më i vogël, ndërsa me këtë u ul pak edhe tensioni në kufirin tonë jugor.

Nga stacioni hekurudhor në Gjevgjeli informuan se gjatë ditës së djeshme nga platforma te kampi pranues në Gjevgjeli drejt Tabanocës janë larguar katër trena specialë me rreth 2.500 migrantë dhe se për momentin mbushet treni i parë i sotëm me rreth 1.000 migrantë i cili duhet të niset drejt kufirit verior.

Punonjësit e hekurudhës në Gjevgjeli thonë se qarkullimi udhëtar drejt Greqisë ende zhvillohet me autobus nga Gjevgjelia deri në Polikastro sepse në vijim është ndërtimi i urës në Gjevgjeli në vendin kufitar Idomeni. Në qarkullimin hekurudhor transportues nuk ka ngecje përveç punëve ndërtimore në Idomeni është vendosur regjim i posaçëm i transportit i cili zhvillohet vetëm në orët e pasdites.

Vlerësimet e UNHCR­së dhe Kryqit të Kuq ndërkombëtar gjithashtu thonë se dje nëpër vend kanë transituar më pak migrantë gjegjësisht, duke përfshirë edhe ata që udhëtojnë me autobus dhe automjet taksi, nëpër vend transitojnë rreth 4.500 migrantë. Migrantëve të cilët në kampin e pranimit në Gjevgjeli arrijnë periodikisht në grupe prej 100 deri 200 njerëz do t’u ndahet ushqim dhe ujë. Kryqi i Kuq dje i dhuroi edhe një karrocë invalidore migrantëve nga Siria.

Lajme të ngjashme

Back to top button