Fillon viti akademik 2015-2016

Në universitetet shtetërore në Maqedoni sot fillon viti i ri akademik 2015/2016. Për studentët e rinj do të organizohet orë akademike në fakultetet, ndërsa në disa prej tyre do të marrrin pjesë rektorët e Universiteteve dhe përfaqësues nga ministria dikasteriale.

Në orën e parë akademike në Universitetin e Tetovës do të marrë pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe rektori Vullnet Ameti, ndërsa në Universitetin e Shtipt “Goce Delçev”, solemniteti për studentët ga fakultetet e Mjekësisë, Juridikut dhe të tre akademive do të organizohet në qendrën multimediale të Fakultetit Ekonomik ku do t flasë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski dhe rektori i ri Bllazhe Boev.

Nga Fakulteti i Shkupit, “Shën Crili dhe Metodij”, informojnë se rektori Velimr Stojkovski do t’i përshëndesë studentët e vitit të parë të Faklutetit Mjeksor, ndërsa në Universitetin e Manastirit “Shën Klimenti i Ohrit” rektori i sapoemëruar Sasho Korunovski do të mbajë fjalim para studentëve të Fakultetit teknik.

Për regjistrim në vitin e parë në universitetet shtetërore ka pasur dy afate, në gusht dhe në shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button