Mourinho trajner i Arsenalit!

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka pretenduar që ai është i hapur për të menaxhuar klubin e Arsenalit kur të largohet nga Stamford Bridge.

Mourinho pretendon që ai do vazhdojë menaxhimin në Londër pas largimit nga Chelsea, shkruan arbresh.info. Edhe pse ka edhe tjera klube në Londër, përfshirë Spursin, QPR, West Ham, dhe Fulham, Mourinho deklaroi që ai do menaxhojë një klub të madh.

“Një ditë kur të largohem nga Chelsea do vazhdojë sërish të jetojë në Londër”, tha fillimisht Mourinho, transmeton arbresh.info. “Këtu ke një numër të madh mundësish për një trajner në Fulham, QPR, West Ham, Spurs, kombëtaren e Anglisë dhe Arsenalin”.

Pretendimet e Mourinhos mund të jenë tronditëse për tifozët e Chelseat dhe Arsenalit, të cilët janë të vetëdijshëm për rivalitetin me Arsene Wengerin.

Lajme të ngjashme

Back to top button