Drejtuesit e USHT-së iu bashkuan aksionit për dhurimin e gjakut në kujtim të ngjarave të 11 shtatorit

Drejtuesit e Universitetit Shtetëror të Tetovës, në shenjë kujtimi për ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2001, iu bashkuan aksionit humanitar për dhurimin e gjakut që e organizoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni.

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, i shoqëruar nga disa dekanë të fakulteteve të USHT-së, dhuruan gjak në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, pas dhurimit të gjakut theksoi se ky aksion për dhurimin e gjakut, që organizon Ambasada e SHBA-ve, është një akt i lartë human, pasi që ky gjak mund të jetë një ndihmesë e madhe për të shpëtuar një jetë më shumë.

“Ne si drejtues të Universitetit Shtetëror të Tetovës vendosëm që edhe këtë vit t’i bashkohemi iniciativës të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni, në aksionin për dhurimin e gjakut që e organizon në kujtim të ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit 2001, të cilat ndodhën në SHBA. Ne gjithmonë i kemi mbështetur këto iniciativa, si dhe jemi solidarizuar me aktivitete të ndryshme humane, por edhe në të ardhmen gjithmonë do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në këtë drejtim. Sigurisht që gjaku të cilin ne e dhuruam do të shfrytëzohet dhe do shërbejë për njerëzit të cilët do të kenë nevojë.  Uroj që të shpëtojmë një jetë më shumë dhe le të jetë ky aksion një ndihmesë e madhe për të gjithë nevojtarët”, tha Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni, aksionin për dhurimin e gjakut në vendin tonë e organizoi për herë të shtatë me radhë. Kjo ngjarje organizohet çdo 11 shtator, në shenjë kujtimi të ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Drejtuesit e USHT-së iu bashkuan aksionit për dhurimin e gjakut në kujtim të ngjarave të 11 shtatorit

Lajme të ngjashme

Back to top button