Arrestime nëpër Shkup: MPB në kërkim të Mirosllav Shipoviq

Policia po zhvillon aksionin e saj të radhës, për arrestimin e disa personave të inkriminuar. 

Sipas informacioneve paraprake, Policia ka arrestuar personat e përfshirë në kriminalitetin e pretenduar në kompaninë “Mashinopromet”. 

Burime jozyrtare, thonë se në mesin e të dyshuarve është edhe kryetari aktual i Këshillit Komunal të Qendrës, Miroslav Shipoviq, i cili rezulton i pakapshëm për Policinë. 

Megjithatë, një informacion i tillë pret ende konfirmimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

Kabineti i kreut të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka refuzuar të komentojë pretendimet e tilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button