Kosovë, gjuha e urrjejtes në media online

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës mbajti sot mbledhje me anëtarë të Bordit të KMSHK-së si dhe me përfaqësues të disa portaleve të lajmeve lidhur me çështjet që prekin vetërregullimin e medias në Kosovë, me theks të veçantë në luftimin e gjuhës së urrejtjes si ne mediumet e shkruara ashtu edhe në portalet e lajmeve. Këtë mbledhje e udhëhoqi kryetari i Bordit të KMSHK-së, prof. dr. Ibrahim Berisha.

Në këtë mbledhje u diskutua dhe u miratua Udhëzuesi i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës i cili ka të bëjë me gazetarinë e shkruar si dhe me atë online. Qëllimi kryesor i këtij udhëzuesi është që të përmirësohet niveli i etikës në raportime si dhe cilësia dhe kredibiliteti i gazetarisë. Udhëzuesi i këtij Kodi bazohet në praktikat më të mira të vetërregullimit dhe legjislacionit vendor e ndërkombëtar.

Ky udhëzues definon çështjet e interesit publik, gjuhën e urrejtjess dhe disktiminimin, raportimin mbi krimin, mbrojtjen e të miturve, të drejtën e privatësisë, të drejtën e autorit, mbrojtjen e burimeve, të drejtën e përgjegjes, si dhe përmban udhëzime për gazetarinë online në mënyrë që të pengohet sa më shumë që është e mundur depërtimi i gjuhës së urrejtjes përmes shkrimeve dhe komenteve të lexuesve.

Udhëzuesi do t’i shërbejë si gazetarëve ashtu edhe qytetarëve në mënyrë që bashkërisht të luftohen dukuritë e pahijshme që po paraqiten, duke shkelur normat themelore të etikës së gazetarisë e me këtë edhe liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Kjo mbledhje u organizua në kuadër të disa aktiviteteve që Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës i ka mbajtur muajve të fundit me mbëhstetjen nga UNESCO.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, dy anëtarë të zyres së KMSHK-së si dhe dy anëtarë të Bordit do të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare kundër gjuhës së urrejtjes në online media e cila do të mbahet në Sarajevë ndërmjet 16-18 tetor 2013 ku do të marrin pjesë gjashtë shtetet e rajonit dhe Turqia.

Lajme të ngjashme

Back to top button