LSDM: Vdesin nëna dhe foshnje, qeveria bën thirrje për natalitet

“Tragjedia që e tronditi Tetovën dhe masën e gjerë, në të cilën e humbi jetën 33 vjeçarja për shkak të shërbimit joprofesional, është edhe një alarm i fortë për mos-funksionimin e sistemit shëndetësor në Maqedoni”, ka thënë Daniella Nastova Pishtollova nga forumi i grave të LSDM-së, në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas saj është e papranueshme që në shekullin XXI të vdesin foshnje, të vdesin gra të reja gjatë lindjes, të mbesin fëmijë jetim, ndërkaq nga ana tjetër të thirret në rritjen e natalitetit dhe familjeve me shumë fëmijë nga ana e qeverisë së papërgjegjshme.

“Në Manastir e humbi jetën një grua e re gjatë prerjes cezariane. Një nënë nga Velesi e humbi jetën gjatë lindjes. Një foshnje nga Prilepi pas 60 orëve nga lindja ka vdekur, pasi ka marrë vaksinë në gjendje të fjetur. Shpejtë pas lindjes ka vdekur një foshnje nga Studeniçani dhe Shuto Orizare…”, ka shtuar Pishtollova.

Gjendjen e sallave të lindjes, nga aty ku vijnë në jetë foshnjat e porsalindura, Forumi i Grave të LSDM-së e përshkruan si të frikshme, johumane, dhe johigjienike, ndërkaq për këtë dhe për rastet e shumta tragjike që çdo ditë i lajmërojnë qytetarët e ka pranuar edhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florim Besimi.

“Ky është fakt i mjaftueshëm, që përveç përgjegjësisë individuale te kuadrot joprofesionale dhe të papërgjegjshme, ekziston edhe faj i sistemit institucional që e lejojnë ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe kryeministri Nikolla Gruevski. Në vend që qytetarët t’i mbushë me fushata mediatike, është e nevojshme që atyre t’u sigurohet kushte normale për jetë. Që ajo të ndodhë, kjo qeverisje dhjetëvjeçare, patjetër duhet të ikë” ka thënë Pishtollova në konferencën e sotme për shtyp.

Lajme të ngjashme

Back to top button