DAP publikon listën e borxhlinjve

Drejtoria e të Ardhura Publike të Maqedonisë e ka publikuar listën e re të borxhlinjve që duhej t’i paguanin prej 31.05.2015 deri më 31.08.2015 në bazë të TVSH-së, tatim për fitim, dhe tatim për të ardhurat personale, të ardhura nga sigurimi shëndetësor, akciza dhe dogana, për të cilat gjithsej borxhi është:

  1. Më shumë se 12.000 denarë për personat fizik dhe të vet punësuarit
  2. Më shumë se 300.000 për personat juridik.

“Lista e borxhlinjve publikohet në ueb faqen e DAP-it sipas nenit 9 të ligjit për procedurë tatimore.

DAP-i pa pëlqimin e borxhliut tatimor në ueb faqen e saj, mund t’i publikojë të dhënat nga Lista e Borxhlinjve.

“Nëse borxhliu tatimor nuk pajtohet me të dhënat që janë publikuar, mund të drejtohet deri te;  Zyra Regjionale e DAP-it për borxhet e TVSH-së, tatimit për fitim, tatim dhe të ardhura personale dhe të ardhura nga sigurimi social; Drejtoria Doganore e RM-së, departamenti për pagesën e të ardhurave, buxhet, garanci dhe analiza (tel. 02/3293 978 ose 02/3293 971), për borxhet e akcizave, doganave dhe TVSH-së gjatë transportimit”, theksohet nga DAP

 Lista e borxhlinjve, nr.09/2015_10.09.2015

Lajme të ngjashme

Back to top button