12 gjëra që bën gjithmonë një vajzë me flokë të mrekullueshëm

E dimë që gjenetika është vendimtare për llojin dhe shëndetin e flokëve, por edhe kujdesi dhe trajtimi ka rëndësinë e tij. Ja disa nga sekretet e një vajze me flokë të bukur

Shmang sa më shumë përdorimin e pajisjeve të nxehta
Mos i stilo flokët me mashë ose piastër. Ajri i tharrëses mjafton, bigudinat gjithashtu janë një zgjidhje.

Fle mbi mëndafsh
Pambuku e ashpërson fijen e flokut. Po të flesh mbi një këllëf mëndafshi të nesërmen flokët do jenë të lëmuar.

I mban të pastër
Është një dilemë e madhe nëse duhet t’i lash flokët atë ditë apo jo. Specialistët këshillojnë që të shohësh si reagojnë flokët dhe t’i lash sa herë kanë nevojë që të duken gjithmonë të pastër. Nëse jeton në një qytet me shumë ndotje laji çdo ditë. Nëse jeton në periferi mund t’i lash një herë në 2-3 ditë. Nëse ke flokë me maja të thata dhe rrënjë të yndyrshme duhet t’i lash në çdo rast, një herë në dy ditë.

Ajo nuk harron zbutësin
Lëkura e kokës ka nevojë për krem zbutës ashtu si lëkura e trupit. Përdor balsam sa herë përdor shampo. Gjithashtu edhe kur të dalësh nga dushi, flokët kanë nevojë për zbutës. Përdor një produkt mbrojtës që nuk lejon elektrizimin dhe mbron edhe ngjyrën.

Ajo qëndron besnike
Është e gabuar që flokët kërkojnë të ndryshosh linjën e produkteve. Flokët kërkojnë produktin ideal. Dhe kur e ke gjetur, mbaje! Ajo ushqehet si duhet Hekuri, zinku, omega 3, proteinat ndihmojnë rritjen e shpejtë të flokëve. Nëse dëshiron flokë të shëndetshëm duhet të alternosh gjatë javës mishin e kuq dhe ushqimet proteinike pa yndyrë si pula dhe peshku.

Ajo merr vitamina
Nuk je e sigurt nëse ke nevojë? E tregon lëkura dhe thonjtë. Nëse thonjtë thyhen dhe lëkura është pa shkëlqim mund të kesh mungesë vitaminash. Kombinimi i duhur i tyre, kripërave minerale dhe barishteve me veti ushqyese do i bëjë flokët me shkëlqim për pak muaj.

Ajo i mbron flokët nga dielli
Sa u kujdese për flokët gjatë verës në krahasim me kujdesin që tregove për lëkurën? Dielli i than, i djeg, iu dëmton ngjyrën. Aplikoni çdo ditë një solucion me SPF mbi flokë të thatë, siç aplikoni kremin e fytyrës.

Ajo nuk lë të krijohen nyje
Flokët duhen krehur me një krehër me dhëmbëza të gjera. Dhe gjithmonë me kokë poshtë nga rrënja te maja për të mos krijuar nyje.

Ajo i pret majat rregullisht edhe kur është duke i rritur flokët
Flokët duhen prerë rregullisht, pa menduar që të shmangësh prerjet gjatë verës apo kur i mban mbledhur. Çdo 6-8 javë duhet një shkurtim minimal. Kur fija ndahet, ndarja ngjitet në gjatësi dhe është e pamundur ta zgjidhësh problemin. Ekziston vetëm mundësia për ta parandaluar duke prerë rregullisht majat.

Ajo nuk nxehet në dush
Uji i nxehtë shfryn flokët nga volumi. Uji duhet mbajtur i ngrohtë që të lahet mirë floku me detergjentët që përdor dhe gjatë balsamit dhe shpëlarjes së fundit duhet të jetë i ftohtë. Kështu mbyllen poret dhe ushqyesit e marrë nga produktet qëndrojnë brenda fijeve dhe flokët do të shkëlqejnë. Ajo di sasinë e duhur të produkteve që duhen përdorur.
Nëse i mbulon gjithë flokët me shampon dhe balsam, je duke gabuar. Përdor shampoo vetëm në centimentrat e afërt të rrënjëve ku ka më shumë yndyrë. Ndërsa balsamin aplikoje në maja ku flokët thahen më shumë.

Lajme të ngjashme

Back to top button