Gabime në prezantimin e një dokumenti shumë të rëndësishëm

Që në titullin e përmbajtjes mediatike që e recensojmë dallohet anshmëria politike dhe leximi politik i raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për performancat financiare dhe ato ekonomike të vendit.

Kjo – leximi dhe interpretimi politik i një raporti që përgatitet sipas matjeve të rrepta të shumë parametrave financiare, ekonomike, ligjore dhe politike, gjatë prezantimit mediatik krijon konfuzion dhe krijon mjegull që ka për qëllim të vetëm – të fshehen rekomandimet thelbësore të raportit .

Edhe vetë ekspertët dhe biznesmenët menjëherë reaguan dhe alarmuan se qeveria nuk duhet ta lexojë raportin vetëm politikisht dhe vazhdimisht të theksojë se vendi ka nivel të ulët të borxhit publik, por të fusë mekanizma që do ta ndalojnë trendin e rritjes së borxhit dhe të deficitit buxhetor.

09092015 Republika-MMFLinku deri te artikulli origjinal: Raporti i FMN-së e vërteton punën e qeverisë dhe i demaskon gënjeshtrat e opozitës

Data dhe koha e publikimit: 06.09.2015, 15:30

Data e recensionit: 07.09.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Mirëpo, çka mund të pritet nga një përmbajtje mediatike që raportin e FMN-së e interpreton me komentet e kryeministrit. Prandaj, ky tekstë është i njëanshëm, tendencioz dhe jogjithëpërfshirës.

Qasja e këtillë në prezantimin e raportit është në kundërshtim me nenin 1 të Kodit të gazetarëve, veçanërisht me paragrafin e dytë:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik.

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna thelbësore dhe nuk do të falsifikojë dokumente.

Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, gjegjësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet.

Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur.

Edhe komuniteti i ekspertëve edhe ai afarist vlerësuan se raporti i FMN-së përmban rekomandime dhe vlerësime serioze, që nuk mund të injorohen, veçanërisht në pjesën e borxhit publik, gjegjësisht të shpenzimeve buxhetore që lidhen me projektet joproduktive dhe rritjen e rrogave të administratës. Përgjegjësinë për vlerësimet e këtilla, duhet ta mbajnë në mënyrë të barbartë partnerët kryesorë të koalicionit në pushtet, rekomanduan ata që janë të prekur dhe ata që i njohin mirë gjërat.

Për fat të keq, përmbajtja mediatike që e recensojmë është dorëzuar para parimit për të raportuar në mënyrë të paanshme dhe të balancuar dhe të sigurojë distancë nga subjektet politike  dhe me këtë krijon hapësirë për gabime në prezantimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button