Nënkryetari i VV-së: jemi më pak të pavarur!

Nënkryetari i VV-së, Driton Çaushi,  ka kujtuar sot 10 shatorin,  ditën e heqjes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai duke i numëruar disa arsye, ka thënë se sot pas 3 viteve jemi më pak të pavarur

‘Sot, me 10 shtator, bëhen tre vjet prej se u hoq mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës. Nuk jemi më pak të mbikëqyrur por gjithsesi jemi më pak të pavarur”, ka vijuar Çaushi, duke kujtuar edhe 1 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së bllokut opozitar të asokohshëm midis VV-së, LDK-së , AAK-së dhe Nismës

“Sot, me 10 shtator, shënojmë edhe njëvjetorin e marrëveshjes së VLAN-it e cila u tradhtua nga Isa Mustafa”.

Caushi këto i ka thënë përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Ky është postimi i tij plotë:

Sot, me 10 shtator, bëhen tre vjet prej se u hoq mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës. Nuk jemi më pak të mbikëqyrur por gjithsesi jemi më pak të pavarur.

  • Nga marrëveshja Thaçi-Daçiq e 19 prillit 2013 e deri te kjo Mustafa-Vuçiq e 25 gushtit 2015;
    • Nga privatizimi i Shpërndarjes dhe Furnizimit të KEK-ut më 17 tetor 2012 për 26,3 milionë euro deri te autostrada e dytë e Bechtelit më 3 korrik 2014 për 600 milionë euro;
    • Prej futjes në borxh te FMN-ja më 25 korrik 2015 në shumën për 183 milionë euro e deri te rritja e TVSh-së për ilaçe më 1 shtator 2015!
    • Nga ikja prej mungesës së shpresës e 100 mijë qytetarëve në 2014 deri te 5-8 orë në ditë pa energji elektrike gjatë 2015.

Mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës u shndërrua në mbikëqyrje ndërkombëtare të varshmërisë së Kosovës, të mjerimit të popullsisë e të korruptimit të qeverisë.

Sot, me 10 shtator, shënojmë edhe njëvjetorin e marrëveshjes së VLAN-it e cila u tradhtua nga Isa Mustafa. Nga dialogu me serbët e Kosovës për zhvillim ai e mori stafetën prej Thaçit për dialog me Serbinë për ‘Zajednicë’, nga komisioni hetimor parlamentar për shqyrtimin e dialogut të Thaçit ai e anashkaloi Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen me Vuçiqin, nga komisioni hetimor parlamentar për ShIK-un ai e ngriti dorën për Kadri Veselin për kryeparlamentar, nga zotimi për t’i luftuar ata që e kanë kapur shtetin te nënshtrimi ndaj tyre në shtetin edhe më të kapur! Dhe, natyrisht se nga djemtë e Grabovcit tash dëgjojmë e lexojmë edhe për bëmat e djemve të Isës.

Duhet ta kujtojmë e përkujtojmë 10 shtatorin si mundësi e humbur në mënyrë që të humb ZajednISA e qytetarët ta fitojnë mundësinë për progres, njofton Gazetablic.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button