Bogovinë, makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë betoni, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Bogovinë.Gjatë aksidentit lëndime të lehta kanë marrë katër persona të cilët kanë qenë në makinë. Personat e aksidentuar janë, N.S. (54), S.B. (28), A.B. (22) dhe A.B. (48), të lënduarit janë jasht rrezikut për jetë, transmeton TV Koha.

“Dje pasdite rreth orës 16:00, në fshatin Bogovinë, në afërsi të Tregut të Kafshëve, makina e tipit “Pasat” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 54 vjeçari N.S., ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike prej betonit”, njofton SPB-Tetovë.

Katër të lënduarit, me një automjet tjetër janë dërguar në Klinikën e Spitalit të Tetovës. Pasi u është dhënë ndihma mjekësore, të aksidentuarit janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi policor, për t’i zbardhur të gjitha detajet dhe arsyet e aksidentit. Sipas inspektimit, arsyeja kryesore ka qenë shpejtësia e madhe, ndërkaq dëmi i përgjithshëm material është 40 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button