Qeveria ka dëshirë të harxhojë por nuk tregon për çfarë

Qeveria në Maqedoni dëshiron të harxhojë por nuk dëshiron të jep detaje se si dhe në çfarë mënyre harxhon paratë e popullit.

Iniciativa e LSDM-së, që është propozuar në Kuvend për Ligjin për kontroll publik për harxhimin e mjeteve shtetërore me një dinamikë të saktë, është refuzuar nga Qeveria, transmeton DW.

Ideja e socialdemokratëve është që nëpërmjet mekanizmit për kontroll civil të parave publike të sigurohet transparencë e plotë në punën e të gjitha institucioneve që shfrytëzojnë para ët shtetit.

„Kjo nënkupton se të gjitha ministritë, agjencitë, ndërmarrjet publike ose institucione të tjera që financohen nga buxheti, do të duhet që çdo 14 ditë ti bëjë publike në veb faqen e sajë”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button