Hamond: Asadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë

Ministri i Jashtëm i Britanisë, Filip Hamond, ka theksuar se “nuk kanë shprehur qëndrimin që Bashar al Asad duhet të ikë që në ditën e parë të një procesi të tranzicionit në vend”, raporton Anadolu Agency (AA).

Hammond duke iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Britanik, ka bërë disa deklarata në lidhje me situatën në Siri. “Asadi duke qëndruar për një kohë në procesin e tranzicionit ku ndodhet, nëse do të ketë një plan të përshtatshëm logjik atëherë këtë e diskutojmë. Ne nuk themi se duhet të ikë që në ditën e parë”.

Pas rikujtimit të pikëpamjes së Rusisë se “Asadi është i gatshëm të kryejë zgjedhje të parakohshme dhe se është i gatshëm të ndajë pushtetin me opozitën” Hamond ka pohuar se “Ky është një pozicion i papranueshëm. Komuniteti ndërkombëtarë nuk parashikon në qeverisje një person që ka kryer krime si Asadi. Kjo është e qartë. Asadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë”.

Hammond gjithashtu i ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit që të përdorin ndikimin e tyre mbi Asadin, duke komentuar se: “Irani dhe Rusia sot e diskutojnë këtë çështje dhe ditën e nesërme kryejnë një telefonatë në Damask dhe në këtë mënyrë mund të ndryshojnë këtë situatë”.

Në lajmet e shtypit britanik të bazuara në burimet e Kryeministrisë theksohet se qeveria britanike nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj se “Asadi nuk duhet të jetë pjesë e të ardhmes afatgjatë të Sirisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button