Tusk takon Erdogan: Terrori ku do që të jetë, duhet të dënohet

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i ndodhur në Turqi për një vizitë pune është takuar me Presidentin, Recep Tayyip Erdoğan. Pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve Erdoğan dhe Tusk zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Anadolu Agency (AA).

Tusk i cili në fjalën e tij vuri theksin mbi miqësinë, lidhjen dhe sigurinë mes miqsh tha: “Besoj se do ti tregojmë njëri-tjetrit se çfarë do të thotë solidariteti dhe besnikëri. Turqia kohët e fundit ka qenë arenë e sulmeve shumë të këqia terroriste. Terrori ku do që të jetë, këdo që të kërcënojë dhe përgjegjësia të merret nga kush të dojë duhet të dënohet “.

– “Jemi të vendosur në luftën kundër PKK në Europë”-

Tusk rikujtoi se edhe Europa ka qenë përballë sulmeve terroriste dhe tha se dëshirojnë të jenë në kontakt me Turqinë përsa i përket luftës kundër terrorizmit. “Jemi të vendosur në luftën kundër PKK në Europë” shtoi ai.

Në fjalën e tij Tusk kritikoi edhe sulmet ndaj Partisë Demokratike të Popujve HDP si dhe sulmet ndaj gazetës Hüriyet dhë më tej shtoi se duhet të qetësohet situata dhe të mbizotërojë ligji.

“Koha kur mes Turqisë dhe PKK nuk kishte konflikt ishte bërë një shpresë për Europën” tha Tusk dhe shton më tej duke thënë se kjo ishte dhe është zgjidhja e vetme si dhe përveç kësaj nuk ka rrugë tjetër.

– “Në problemin e refugjatëve kushti i parë është solidariteti ndërkombëtar”-

Tusk tha se një nga arsyet e para dhe më të rëndësishme që ai ndodhet në Turqi është çështja e refugjatëve dhe në vazhdim të fjalës së tij tha: “Kushti i parë është solidariteti ndërkombëtar. Për këtë arsye gjej rastin ti bëj thirrje të gjithëve. Të mos fajësojmë njëri-tjetrin, lë të drejtohemi drejt një pune të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse. Këto diskutime nuk kanë për të na çuar përpara në lidhje me këtë problem. Un besoj se Turqia do të mundësojë që Siria të rikthehet në një stabilitet. Kjo kërkon një luftë të pandalshme dhe të vendosur ndaj terrorizmit. Nuk ka për të pasur një stabilitet përderisa trafikantët dhe pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH të lëvizin të lirë. Turqia dhe Europa janë përballë një problemi të tillë”.

“Europa është një destinacion që ndiqet dhe pëlqehet nga shumë refugjatë pasi janë nga vendet me tolerancën më të lartë. Europa ka nevojë për më shumë solidaritet. Por ju jap fjalën që Europa dhe Turqia do të vazhdojnë të jenë vendet me të solidarizuara”.

Që në fillim të krizës hapat e hedhur nga ne janë vetëm për të shpëtuar jetë njerëzish, tha Tusk dhe më tej shtoi: “Europa dëshiron që të veprojë më fort se kurrë në këtë drejtim dhe në vazhdimësi të kësaj. Ajo dëshiron të dëgjojë që edhe Turqia do bashkëpunojë për këtë”.

Tusk vuri në dukje se ka dorëzuar planin e veprimit përsa i përket problemit të refugjatëve në Parlamentin Europian. Ai theksoi gjithashtu se ndodhet në Turqi për të ndarë me Presidentin e Erdoğan ato që di si dhe për të diskutuar se si mund të veprojnë në bashkëpunim për zgjidhjen e kësaj krize.

Lajme të ngjashme

Back to top button