“Copy paste”, shkelje e kodit të gazetarëve

[Recension: Tahiri: Degradime në media, si nga politika ashtu edhe nga vetë profesioni]

Është e papranueshme që gazetari të botojë punën e të tjerëve si të veten. Është abuzim me të drejtën e autorit nëse botohet produkti gazetaresk pa referencë ku nuk potencohet autorësia. Kjo është edhe në kundërshtim me kodin e gazetarëve.

download (4)Linku deri te artikulli origjinal: Tahiri: Degradime në media, si nga politika ashtu edhe nga vetë profesioni

Data dhe koha e publikimit: 08.09.2015

Data e recensionit: 10.09.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Lajmi që po e recensojmë është shembull ku një medie nuk citon medien prej nga ka marr intervistën e botuar. Intervista është “copy paste” e marrë nga një medie tjetër.

“Ju sjellim intervistën me Sefer Tahirin, Doktor i shkencave të komunikimit, analist i medias dhe profesor në Fakultetin e Komunikimit në UEJL.” Kështu shkruan në pjesën hyrëse dhe vazhdon intervista.

Intervista është dhënë ekskluzivisht për “verifikimiifakteve.mk” por një gjë e tillë nuk është shënuar në tekstin që po e recensojmë. Mosrespektimi i të drejtave autoriale në gazetari cilësohet si shkelje e rëndë e rregullave të etikës.
Plagjiatura është e papranueshme. Gazetari është i obliguar të citojë medien që ka ekskluzivitetin e ndonjë informacioni të caktuar, por edhe të pyet autorin në rast se pëlqen që produkti i tij të botohet edhe në medie tjera.

Sipas nenit 12 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë: “Plagjiatura është e papranueshme. Citatet nuk guxon të shfrytëzohen pa mos e theksuar burimin ose autorin.”

Ironia më e madhe është se intervista flet pikërisht për kulturën në media “copy paste”, ku ajo dënohet, dhe kjo intervistë merret në të njëjtën mënyrë!

Intervista është përcjellë pjesërisht ose e plotë edhe nga media të tjera, por duke e atribuar atë gabimisht. Intervista është produkt i verifikimiifakteve.mk dhe jo portalb.mk.

Portalb.mk përcjell rregullisht tekstet e verifikimiifakteve.mk, dhe për këtë ka marrëveshje paraprake me ekipin e verifikimit të fakteve.

Rasti me intervistën e Sefer Tahirit tregon mungesën e etikës dhe kolegjialitetit. Sigurisht që intervistat dhe pjesë të saj mund dhe duhet të përcillen edhe nga medie të tjera, aq më shumë kur ngjallin debat dhe interes. Kjo praktikë zbatohet edhe nga mediet më të njohura ndërkombëtare, por gjithnjë duke e atribuar saktë veprën origjinale.

Lajme të ngjashme

Back to top button