Saraçini hëngri mëngjesin me ambasadorë

Ministri i  Ekonomisë Valon Saraçini realizoi sot një mëngjes pune me ambasadorët e shteteve fqinje të Maqedonisë,  me të cilët diskutoi për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në aspekt bilateral dhe multirateral. 

Në takim, qëllimi i të cilit ishte veprimi i përbashkët i shteteve të rajon për të arritur zhvillim më të madh ekonomik,  të pranishëm ishin ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku, ai i Kosovës Ylber Hysa, ambasadori bullgar Ivan Petkov , u.d. ambasadore e Serbisë, Dushanka Divjak-Tomiç dhe shefi i Zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Shkup, Theoksaris Lalakos.

Saraçini, duke vërë theks në domosdoshmërinë e respektimit të parimeve brenda CEFTA-s, aktualizoi mundësinë dhe nevojën e një veprimi të përbashkët ekonomik rajonal në tregjet e treta, si dhe veprimin e përbashkët në drejtim të zbatimit të projekteve të përbashkëta rajonale në fushat e energjetikës, transportit , turizmit , doganave, bashkëpunimin ndërkufitar, luftës kundër krimit ekonomik, korrupsionit etj.

“Përdorimi i të gjitha mundësive në dispozicion për bashkëpunim në kuadër të CEFTA-s duhet të jetë prioriteti ynë, por edhe të punojnë drejt gjetjes së të gjitha mënyrave të mundshme për të ulur shpenzimet , për të lehtësuar dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin, të krijojmë brende rajonale , krijimin e Bursës ballkanike, rritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë së produkteve në tregtinë me vendet e treta, një fond për ndihmë ekonomike për vendet që përballen me probleme financiare etj. Kjo do të ishte mënyra, ndër të tjera, për të përballuar pasojat e kërcënimeve aktuale nga kriza ekonomike, por edhe një mënyrë më efikase dhe me më pak kohë për anëtarësim në BE”, tha Saraçini para ambasadorëve. 

Disa nga temat që u diskutuan ishin forcimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe inkurajimi  i shkëmbimeve turistike mes vendeve të ndryshme, me një theks të veçantë në krijimin e një oferte të përbashkët turistike, si  dhe promovim më i madh i rajonit si një destinacion në tregjet e treta, intensifikimi i zbatimit të projekteve ndërkufitare rajonale për përdorim të përbashkët të fondeve IPA, intensifikimi i aktivitetet investuese midis vendeve të ndryshme,  kapërcimi i problemeve të herëpashershme në marrëdhëniet tregtare midis vendeve të veçanta.

Pas takimit, ambasadorët përshëndetën iniciativën e ministrit, duke e vlerësuar atë si shumë të nevojshme. Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ylber Hysa tha se dialogu është i shumë i nevojshëm, një dialog i vazhdueshëm mes vendeve, për siç u shpreh mos përsëritjen e situatave siç ishte problemi mes Maqedonisë dhe Kosovës para disa javësh.

“Përmes kalimit kufitar Bllacë në Maqedoni  çdo vit hyjnë 1.1 milion qytetarë të Kosovës, ne jemi importuesit më të mëdhenj të prodhimeve të Maqedonisë, 30 milionë euro në vit kosovarët shpenzojnë vetëm për shërbimet e kujdesit shëndetësor, shumë familje kosovare kanë të afërm në Maqedoni, tregu më i rëndësishëm për Maqedoninë është Kosova, dhe për këto dhe shkaqe tjera nuk duhet  të ndërmerren masa joadekuate, siç ishte ajo e importit të kushtëzuar nga ana e qeverisë së Maqedonisë’ tha ambasadori Hysa .

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë Teoksaris Lalakos tha se Greqia është një nga investitorët më të mëdhenj në vend.

“Greqia është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë, shumë kompani greke janë në vendin tuaj, ne jemi një nga investitorët më të mëdhenj këtu, por ne jemi të bindur se bashkëpunimi ekonomik do të thellohet shumë më  shumë pas zgjidhjes së problemit bilateral më të madhe që kemi, problemi me emrin”, tha Lalakos.

Përveç kësaj, përfaqësuesit diplomatik të vendeve fqinje ranë dakord që thellimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal duhet të jetë një prioritet për të gjithë, sidomos në paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta, për të cilin qëllim u ra dakord që muajin e ardhshëm të organizohen dy komitete të përbashkëta me dy vende çdo muaj, si dhe aktivitete për tërheqjen e  investimeve në planin rajonal, gjithashtu u dakorduan që të krijohet një ekipi ekspertësh rajonal për të tërhequr investime, dhe të krijohet një fond i investimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button