Një serb për 150 euro ka transportuar qytetar të Maqedonisë për në Gjermani

Një shtetasit serb i cili jeton në Gjermani, i është shqiptuar masa e paraburgimit për shkak se para disa ditëve në tregun e Radovishit, me furgonin e vajzës së tij “Folksvagen” me targa gjermane ka marrë 10 persona shtetas të Maqedonisë, me të cilët është dakorduar që për 150 euro për person ti transportojë deri në Gjermani.

Në pikën kufitare në Tabanoc, 46 vjeçari B.I, pasi ka dorëzuar pasaportat tek policia kufitare, është munduar që ti japë ryshfet policit me qëllim që të mos hetohet nga policia, pas çka menjëherë është arrestuar.

Personat e tjerë, që kanë shoqëruar të dyshuarin, janë marrë në pyetje ku kanë vërtetuar se ato kanë pasur qëllim të shkojnë në ndonjë kamp azilantësh në Gjermani apo te ndonjë i afërm. Më pas personat janë liruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button