Kondarko: Asnjëherë nuk kam akuzuar për pengim të punës së KSHZ-së

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko, nëpërmjet një deklarate me shkrim, ka hedhur poshtë pohimet e anëtarëve të KSHZ-së nga ana e VMRO-DPMNE-së, se mbrëmë ka akuzuar dikë për pengim të aktiviteteve të Listës zgjedhore.

“Potencoj se edhe të kisha dashur, nuk do të kisha pasur mundësi në asnjë mënyrë që ta pengoj punën, sepse anëtarët e KSHZ-së të partisë qeveritare kanë shumicën dhe në trupin kolektiv siç është KSHZ-ja, mund të inicojnë, caktojnë seanca, diskutime dhe të vendosin me shumicën e votuesve, pavarësisht nga qëndrimi i kryetarit të KSHZ-së. Theksoj se momentalisht KSHZ-ja, nëpërmjet ekspertët e OSBE-së, punon në pyetje të lidhura me verifikimin e Listës zgjedhore.

Më gëzon fakti se në reagimin e kolegëve, konfirmohet se Grupi punues për shqyrtimin e Listës zgjedhore funksionon. Megjithatë, është fakt se Enti Shtetëror Statistikor, ende nuk ka dorëzuar detajet nga të dhënat vjetore të Listës zgjedhore që nga korriku i vitit 2013.

Kjo është vërtetuar edhe në takimin e fundit të Grupit punues të mbajtur më 19.09.2013, në të cilën edhe pse kanë qenë të ftuar, nuk morën pjesë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së”, thotë Kondarko, në reagimin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button