Padi penale kundër dy të dyshuarve për shpërndarje të lëndëve narkotike

Policia në Gjevgjeli ka paraqitur dy padi penale kundër dy gjevgjeliasve për shkak të dyshimit se janë marrë me shpërndarjen ilegale të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për rast, ku 33 vjeçari nga Gjevgjelia J.P. është i dyshuar se ka kryer vepër penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike në treg”.

Në fakt 26 vjeçarit në gusht të këtij viti, zyrtarët policorë gjatë kontrollit të tij i kanë gjetur 4.07 gram kanabis dhe 0.60 gram hashash, të cilat i ka pasur për shitje.

Është ngritur padi penale edhe kundër bashkëqytetari të tij, 42 vjeçar R.P., i cili gjithashtu akuzohet për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike në treg”, pasi që është vërtetuar se më 4 qershor të këtij viti, personit të lartpërmendur J.P. në shtëpinë e vet i ka shitur 2.8 gram heroinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button