AMETI: Nuk ka pasur pyetje raciste, shembujt janë nxjerrë nga konteksti

Drejtoresha e Qendrës për provime, Mirushe Ameti, ka vlerësuar se pyetje raciste dhe fyese në testimin ekstern nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë.

Ajo shton se janë nxjerrë nga kontesti edhe pse në të njëjtën kohë pranon se ka nevojë për një rishqyrtim të pyetjeve.

“Gabime dhe ofendime në baza etnike në pyetjet e testimit ekstern nuk kishte. Qendra shtetërore e provimeve i hetoi pohimet dhe akuzat tuaja dhe nuk gjeti pyetje të tilla, shembujt ishin të nxjerrë nga konteksti. Në bashkëpunim me Byronë për zhvillimin e arsimit dhe Qendrën për arsim të mesëm profesional dhe trajnim, që në fakt janë edhe institucionet që i përgatisin pyetjet për vlerësimin ekstern, edhe një herë do të kontrollohet përmbajtja e pyetjeve’, ka shkruar Ameti në një prononcim me shkrim drejtuar Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Back to top button