Kreshnik Spahiu: Deputetët e PD të grisin mandatet

Kreu i Aleancës Kuqezi ftoi sot opozitën që të mos ulet në Kuvend si dhe të grisë mandatet. “Grisni mandatet. Populli nuk çohet nëse ju uleni në Kuvend”, ka qenë thirrja e tij.

Kreshnik Spahiu ka deklaruar publikisht se problemi Shqipërisë nuk është “Prenga i vogël” por Kryegardaini “pa pranga”.

“Dje Shqipëria preku fundin e vet politik. Socialistët e kanë zakon ta mbajnë me gjak pushtetin. Plumbat e deputetit socialist nuk ishin plagosje pasi në çdo literaturë juridike atentatet me armë zjarri janë vrasje të mbetura në tentativë. Në 100 vite shtet kurrë Shqipëria nuk u morr peng nga banditë ordiner që të drejtonin legislativin dhe ekzekutivin. Aleanca Kuqezi i bën me dije gjithë shqiptarëve që Armando Prenga është një peshk i vogël që noton rreth peshkaqenit Edi Rama. Problemi nuk është Prenga i vogël por kryepranga i madh. Kryegardiani e ka mbush pushtetin me prenga pa Pranga dhe mban sot peng gjithë Shqipërinë. Për këtë arsye Aleanca Kuqezi fton 55 deputetët demokrat të grisin mandatet dhe mos bëhen shokë të Prengave pa pranga. Opozita parlamentare duhet të kuptojë që ky popull nuk do çohet kurrë në këmbë nëse sheh që ju uleni në Kuvendin e gangsterëve. Asnjë popull nuk çohet nëse liderët ulen. Çohuni dhe braktisni përgjithmonë atë Kuvend sepse shpërndarja e parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme janë shpëtimi i Shqipërisë”, ka thënë Spahiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button