Argjentinë, burri për dy vite mbajti në kafaz gruan dhe djalin e sëmurë

Autoritetet argjentinase kanë arrestuar një person, i cili kishte mbajtur për të paktën dy vite të mbyllur në kafaz gruan e tij që kishte probleme psiqike dhe djalin me autizëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurori Alejandro Pellegrini ka thënë se 66-vjeçari punëtor ndërtimi, Eduardo Oveido, u arrestua pasi ai kishte paraqitur dy fëmijët e tij tek autoritetet. Pasi policia ka hyrë në shtëpi, ka konstatuar që gruaja 61-vjeçare dhe djali 32-vjeçar, ishin vendosur në një kafaz në kushte tejet johigjienike.

Kafaz ishte i mbushur me grumbull të mbeturinave dhe ushqimit për kafshë.

“Nuk mund ta besonim. Gruaja dhe djali i tij jetonin në kushtet më të këqija”, tha Pellegrini. Dyshohet se Oveido në mbrëmje gruan dhe djalin e tij, të cilët i ushqente me ushqim për qen, i mbyllte në dhomë. Sipas mediave lokale, dy fëmijët e tjerë të Oveidos, nga frika e asaj se çka mund t’ju ndodhte atyre, nuk kishin raportuar rastin.

Oveido është mbrojtur me heshtje dhe u dërgua në burg, ku do t’i nënshtrohet edhe vlerësimit psikologjik.

Lajme të ngjashme

Back to top button