Çiklistët protestojnë në Prishtinë

Çiklistët në shenjë proteste për vdekjet në komunikacion kanë bërë sot një ecje nëpër kryeqytet. Ata kanë përkujtuar dy aksidentet e javës së fundit ku humbën jetën 25 vjeçari, Lorik Restelica dhe një serb.

Çiklistët nisën protestën para Pallatit të Rinisë dhe vazhduan drejt vendit ku ka vdekur Loriku, në Parkun e Gërmisë.
Përfaqësuesi i Nismës vetëdisuese për çiklizëm, Kushtrim Gojani tha se aktiviteti i sotëm “Boll mo”, ka të bëjë me ngjarjet e javës së kaluar, ku dy çiklistë kanë humbur jetën.

“Kemi vendos që së bashku ta përkujtojmë dhe në të njëjtën kohë të protestojmë për gjendjen e sigurisë në trafik, që nuk është aspak i sigurte të kërkojmë që të ketë shtigje, më shumë siguri, domethënë institucionet përkatëse të bëjnë më shumë për çiklistët”, ka thënë ai.

Ai tha se 16 vite pas lufte nuk është bërë asgjë për çiklistët, ndërsa numri i çiklistëve dita e ditës po rriten.

“Sa më shpejt që të fillojmë të merremi me këtë, besoj që do të ishe më mirë sepse ndonjëri prej këtyre çiklistëve, madje edhe unë që po e jap intervistën, ndoshta nesër nuk do të jem këtu”, ka thënë ai.

Ndryshe, Nisma vetëdisuese për çiklizëm ka filluar si iniciativën e dy të rinjëve nga Prishtina, Kushtrim Gojani dhe Besnik Ejupi, të cilët kanë pasion çiklizmin dhe duan të kontribuojnë për gjendjen e çiklizmit në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button