Dimova: Komisionet parlamentare do të jenë të hapura për sektorin qytetar

Grupi i deputetëve të LSDM-së do t’i konsultojë organizatat lidhur me ligjet që do t’i propozojë Kuvendi, do të mundësojë që ato të marrin pjesë në seancat e komisionit dhe do të inicojë debate mbikëqyrëse, deklaroi sot në konferencë për shtyp, Lidija Dimova.

Deputetja paralajmëroi se ajo dhe kolegët e saj do të punojnë po ashtu në, siç tha, vendosjen e infrastrukturës institucionale në Kuvend për bashkëpunimin me organizatat nga sektori qytetar.

“Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë duhet të ketë trup adekuat, përmes të cilit qytetarët do të mund të praktikojnë demokraci të drejtpërdrejtë, demokraci të cilën e dëshirojnë qytetarët”, deklaroi Dimova, e cila prej dje është kryetare e Këshillit kombëtar për eurointegrime.

“Sot jemi këtu që të ju njoftojmë dhe të ju premtojmë që ne, deputetët e LSDM-së dhe të partnerëve të koalicionit se do të dëgjojmë mendimet e qytetarëve! Rregullisht do të konsultohemi për të gjitha ligjet të cilat do t’i propozojmë në Parlament! Të gjitha seancat e komisioneve ku kryetarë janë anëtarët e LSDM-së do të jenë të hapura. Me organizatat qytetarë do të takohemi së paku një herë në muaj për të konsultuar propozim ligjet të cilat do të jenë në agjendën e Parlamentit”, shtoi Dimova.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button