Lajm i keq për Barcelonën

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, ka marrë një lajm të keq nga Brazili. Sulmuesi i tyre, Neymar ka pësuar një lëndim në gju gjatë përgatitjeve me përfaqësuesen e Seleçaos.

Sipas të përditshmes sportiv katalane, Mundo Deportivo, Neymar është tërhequr nga stërvitja vetëm 20 minuta pas fillimit të saj. Por, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz apo jo.

Kurse, edhe mesfushori i Barcelonës, Sergio Roberto është i lënduar dhe rrezikon të mungojë në ndeshjen e ardhshme në kuadër të La Ligës kundër Atletico Madridit.

Lajme të ngjashme

Back to top button