Koçan, kallëzim penal për falsifikim parash

Policia ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D. (59) nga Koçani për shkak të dyshimit se ka e ka kryer veprën penale “falsifikim parash”.
I paraqituri ka dorëzuar euro të falsifikuara dhe ka dashur t’i lëshojë në llogari bankare me kundërvlerë të denarit, njoftojnë nga MPB.
Me qëllim që të fitojë pronë të paligjshme, i dyshuari i ka dorëzuar gjashtë bankënota nga 100 euro. Ai më 13.7.2015 në bankën e Koçanit bashkë me bankënota origjinale i ka lëshuar edhe ata false për pagim të llogarisë së tij në kundërvlerë të denarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button