Shitje ilegale e rakisë në objektet hotelierike në Tetovë dhe në Shkup

­ Dogana përkohësisht konfiskoi rreth 90 litra raki shtëpie dhe tre litra uzo pa pulla dhe me cilësi të dyshimtë nga tre persona juridikë dhe një fizik në Shkup dhe në Tetovë tek të cilët konfirmoi parregullësi gjatë shitjes të mallit me akcizë gjatë kontrollit në dy prej ditëve të kaluara.

Sipas njoftimit nga Administrata doganore, në një objekt hotelierik në Tetovë është konfirmuar shitje ilegale e pijeve alkoolike dhe janë kofiskuar rreth katër litra raki dhe uzo, ndërsa gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të personit fizik janë zbuluar dhe konfiskuar 74 litra raki shtëpie. Në territorin e Shkupit, në dy objekte hotelierike janë zbuluar parregullsi në pikëpamje të punës me akciza dhe janë konfiskuar 13,5 litra raki shtëpie dhe dy litra uzo.

Kundër shkelësve Drejtoria Doganore ka ndërmarrë masa dhe paralajmëron se aksionet për zbulimin e shitjes ilegale të mallit me akciza do të vazhdojë edhe më tej.

Lajme të ngjashme

Back to top button