4 mijë emigrantë mbërrijnë në portin e Pireut

4 mijë emigrantë mbërritën gjatë natës në portin e Pireut. Emigrantët nga vendet e Lindjes së Mesme u transportuan me 2 tragete nga ishulli Lesbos, ku qëndronin prej disa ditësh në pritje për të vijuar rrugëtimin drejt Europës.

Ata pritet të strehohen në kampet e refugjatëve në pjesën kontinentale të Greqisë.

Megjithatë autoritetet greke thonë se e kanë të pamundur t’i strehojnë të gjithë, ndaj dhe kanë kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian.

Shumë vende të unionit kanë shprehur shqetësimin për situatën e papërballueshme të fluksit të emigrantëve, të cilët synojnë kryesisht Europën veriore.

Vetëm në Greqi, kanë mbërritur këtë vit mbi 150 mijë emigrantë.

Lajme të ngjashme

Back to top button