Recension: Ministri për punë të jashtme, Nikolla Popovski e pranoi qeverisjen e keqe të pushtetit!

Është shumë gabim kur gazetarët i “fusin” qëndrimet e shprehura të personave zyrtarë, në këpuca të huaja, joadekuate për ta.

Теksti që e recensojmë aspak nuk përkon me qëndrimet e shprehura në intervistë. Në atë intervistë të cilës i referohet autori i këtij teksti, askund nuk do të gjeni pranim eksplicit sikurse ai që është shënuar në titullin e kësaj përmbajtjeje mediatike: “… Nikolla Popovski e pranoi qeverisjen e keqe të pushtetit”.

Vlerësim i këtillë për qëndrimet e shprehura në intervistë është bërë në konferencën për shtyp të LSDM-së. Prandaj, në vend që t’i referohet LSDM-së, portali publikon një tekst paburim dhe nxjerr përfundime që nuk kanë lidhje me deklaratat burimore.

Është joprofesionale që të mos bëni dallim ndërmjet tekstit burimor dhe komenteve që janë dhënë për të. Komentet e bëra për tekstet burimore nuk mund të jenë zëvendësim për burimoret. Ashtu krijojnë vetëm konfuzion dhe huti.

Do të ishte shumë më korrekte që autori i këtij teksti të theksonte se partia më e madhe opozitare ashtu i vlerëson qëndrimet e ministrit. Kështu siç është publikuar, kemi një tekst që është i anshëm.

09012015-Centarnjuz-PopovskLinku deri te artikulli origjinal: Ministri për punë të jashtme, Nikolla Popovski e pranoi qeverisjen e keqe të pushtetit!

Data dhe koha e publikimit: 24.08.2015

Data e recensionit: 01.09.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Prandaj, në këtë rast nuk mundemi e të mos theksojmë, se me këtë “huti me paramendim”, është shkelur neni 2 i Kodit të gazetarëve, i cili qartë thekson:

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente.

Lëshimi për ta respektuar këtë nen thelbësor të rregullave gazetareske ka shkaktuar “shkelje” edhe një një neni të kodit, gjegjësisht nenit 14, i cili rekomandon distancë nga subjektet politike:

Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button