Këshilla për udhëtim me foshnje

Udhëtimi është i lodhshëm edhe për të rriturit e edhe më shumë për foshnjat. Ja disa këshilla që do t’ju duhet t`i dini, për sigurinë e foshnjës gjatë udhëtimit.

Të udhëtosh me makinë

Organizoni çantat në bagazh, për të parandaluar që të bien mbi fëmijën tuaj në frenimin e parë të fortë, dhe vendosni gjërat bazike (pelena, ndërresa …) në një çantë dore. Ndenjësja e fëmijës duhet të jetë e testuar dhe nëse e mbani atë në ulsen e pame, mos harroni të çaktivizoni airbag –un. Bëni një pushim çdo dy orë; të gjithë keni nevojë të shpini këmbët! Kurrë mos e lini fëmijën vetëm në makinë, edhe nëse është në gjumë, dhe informohuni ku ka vende buzë rrugës ku mund të ushqeheni dhe të ndërroni pelenat e fëmijës.

Të udhëtosh me tren

Treni është mjeti i transportit ideal për një fëmijë të vogël! Mund të kujdeseni për fëmijën 100%, pa pasur nevojë të mbani një sy nga rruga. Një tjetër avantazh i trenit: lëvizja e tij duket sikur e përkund fëmijën, i cili do të flejë në shumicën e udhëtimit. Për të mos prishur qetësinë e udhëtarëve të tjerë, prenotoni një kabinë dhe mos merrni shumë bagazhe.

Të udhëtosh me avion

Ky mjet transporti nuk rekomandohet për foshnjat e sapolindura dhe fëmijët e vegjël, të cilët shpesh vuajnë nga infeksionet e veshit. Për të shmangur dhimbjet e veshit te fëmija, jepini për të pirë para, gjatë dhe pas fluturimit duke u siguruar që të përtypë mirë. Për të mbajtur të zënë fëmijën tuaj gjatë fluturimit përgatit një qese me librat, lodrat dhe kukullën e preferuar. Kur udhëtoni në avion me një fëmijë mund të përfitoni nga disa shërbime: shpesh bileta është falas për fëmijët nën 2 vjeç, mund të përfitoni duke hipur të parët, një djep portativ dhe një tualet për të ndërruar pelenat janë në dispozicionin tuaj gjatë fluturimit

Lajme të ngjashme

Back to top button