Ilaç me fiq

Fiku është i pasur me proteina, sheqer, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C, duke u cilësuar si një frut ideal kundër lodhjes.

Fiqtë janë të njohur edhe për vetitë laksative, në rast të problemeve me kapsllëkun. Për këtë përdorim, merrni dhjetë kokrra fiq dhe futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat e ndenjura në ujë. Kjo mënyrë është shumë efikase jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët.

Fiqtë mund të përdoren edhe për të luftuar infeksione të ndryshme si të ftohtit dhe dhimbjet e fytit. Në këto raste, 10 fiq duhen futur në një litër qumësht të nxehtë dhe më tej pasi të jenë lënë për 15 minuta, pijeni qumështin dhe hani disa kokrra fiq.

Back to top button