Konflikti për kishën, Rama: Aty djepi i gjuhës shqipe, grekët s’kanë të drejta mbi besimin tonë

Kryeministri Rama sqaroi edhe njëherë konfliktin në lidhje me kishën e Dhërmit, të cilën ai e quajti garazh. Rama tha se aty do rindërtohet shëmbëlltyra e kishës së vjetër, e cila ka qenë djepi i gjuhës shqipe.

“Në atë truall ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqipe, ka një spekulim të madh për fat të keq që ne paskemi prishur një kishë ai ishte garazh. Ne nuk do ndërtojmë aty një kishë por shëmbëlltyrën e kishës së vjetër, do ta bëjmë hapësirë ku do ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall, historia e paralindjes që sot për sot e kemi të varrosur nën ato gërmadha. Atë do bëjmë me dije. Sa i përket kishës nuk ka qenë kurrë veprim për të prishur një kishë por për të respektuar historinë tonë të përbashkët, për ti dhënë shqiptarëve një tjetër gur të çmuar të një historie vërtet të mrekullueshme. Nuk ka as më të voglin dëshmi se në Dhërmi janë 39 kisha nëse duan edhe 40 nuk ka asnjë problem…Nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush…”

Rama shtoi se, “Marrëdhëniet tona me kishën ortodokse do jenë shumë të mira”, ndërsa siguroi se në rastin konkret “ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre që është keqpërdorur nga të tjerë”. “Kjo është një mundësi për ta bërë të qartë se hapësira për ushtrim besimi nga ortodokset është sovrane, asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë besim, ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë”,- shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button