Rama mbledh Këshillin Ekonomik Kombëtar

Një ditë para nisjes së operacionit kundër informalitetit, Kryeministri Edi Rama mblodhi Këshillin Ekonomik Kombëtar për të diskutuar mbi këtë çështje. Ai e quajti pagesën e taksave si një cështje madhe të civilizimit demokratik, ndërsa sqaroi se 600 grupe pune do të jenë të shpërndara në terren. 

Pas mesazheve të shumta paralajmëruese, ku nuk kanë munguar tonet kërcënuese për shkelësit e ligjit, Kryeministri përdori edhe filozofinë për të bindur shqiptarët që ta mbështesin në operacionin kundër informalitetit.

Frymëzimin e kishte gjetur larg.

Gjatë mbledhjes së thirrur prej tij të Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama u shpjegoi qytetarëve se duhet të kërkojnë kuponin tatimor, jo për interes të shtetit, por për atë personal.

Ndërsa bizneseve u kërkoi që të denoncojnë çdo parregullsi që do të vënë re nga puna e 600 grupeve që do të jenë të shpërndara në terren.

Kryeministri përsëriti se synimi nuk është goditja e bizneseve më të vogla. Ai njoftoi gjithashtu se një paketë masash ligjore është dorëzuar tashmë në Parlament dhe synon ashpërsimin e dënimeve për shkelësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button